Meta takon Bashën dhe bëhen gati për Bruksel, Rama: Pres deri të enjten

Vazhdon ankthi i negociatatve për reformën për drejtësi dhe palët sulmojnë njëri-tjetrin, ndërkohë që bëjnë të ditur që do të votojnë reformën.

Pas dështimin e negociatave nga ekspertët në orën 03.00 të mëngjesit, politikanët kanë nisur lëvizjet e ethshme.

Ilir Meta është takuar me Lulzim Bashën sot, dhe, pas takimit, kreu i opozitës se është gati për të shkuar në Bruksel për të vazhduar negociatat me kreun e LSI-së.

Basha tha se jam gati të votoj në parim draftin e reformës për të lënë vetëm pjesën e kontestuar për ta negocuar.

Ndërsa Meta tha se ishte i bindur se më 21 korrik reforma do të miratoet.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama foli për progres në disa aspekte nga negociatat e fundit për reformën në drejtësi, progres që ai tha se nuk ka kaluar vijën e kuqe të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

“Me ndihmën e Euralius dhe Opdat, është realizuar një progres i mirë në disa aspekte dhe vija e kuqe e SHBA dhe BE ka rezultuar e pakapërcyer për të hequr nga projekti kushtetues operacionin ndërkombëtar të pastrimit të drejtësisë”, deklaroi Kryeministri në një dalje për mediat fill pas përfundimit të takimit mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Ka vetëm një mënyrë për të arritur konsensusin, sipas kryeministrit, që shtoi se ndodhet në pritje për arritjen e tij deri në minutat e fundit.

“Propozimi hibrid i Victoria Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin dhe e rikonfirmoj se deri në orën 10:00 të 21 korrikut, gatishmërinë për të gjetur buzëqeshjen reciproke mbi këtë propozim është e plotë’, u shpreh ai.

Ai i kujtoi Partisë Demokratike se nuk mund të japë konsensus përtej kornizave të vendosura në draftin e reformës, njofton Tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button