Sulm terrorist në Turqi, plagosen disa policë

Disa policë u plagosën në sulmin terrorist nga një grup terroristësh të armatosur të kryer sot në mëngjes në qarkun Macka në krahinën turke të Trabzonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Raportuesi i AA-së njofton se një grup i terroristëve të armatosur sot në mëngjes hapën zjarr mbi patrullën policore e cila kontrollonte trafikun në hyrjen kryesore të qarkut Macka.

Sipas informacioneve paraprake, nga sulmi janë plagosur disa policë, dhe më pas ka pasur një përplasje mes policisë dhe terroristëve.

Policët e plagosur u dërguan në spital ndërsa vazhdon operacioni për të kapur terroristët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button