ZYRTARE Tirana blen talentin e Bajernit të Mynihut (FOTO)

Ish-lojtari i Bajernit të Mynihut, sulmuesi nigerian Emeka Emerun sezonin e ardhshëshëm do të veshë fanellën e skuadrës së Tiransës.

Lajmi është konfirmuar nga klubi bardheblu ndërsa lojtari i është bashkuar skuadrës gjatë grumbullimit në Serbi.

Sulmuesi nigerian Emeka Emerun ka mbërritur sot në mesdite në resortin ku skuadra është grumbulluar në Zlatibor. Ai do të jetë pjesë e Tiranës, pasi më parë është gjetur akordi për të nënshkruar një kontratë. Emerun do të kryejë nesër testet mjekësore dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje për të zyrtarizuar më pas marrëveshjen që e bën zyrtarisht bardheblu.”, thyuhet në deklaratën për media të klubit të Tiranës.

Emerun është produkt i shkollës së Bajernit të Mynihut ndërkohe që para se të transferohej tek Sloboda, ka luajtur në Tunizi për dy sezone.

Emeka Emerun
Emeka Emerun

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button