Kopshti zoologjik ku kafshët janë të lira e njerëzit në kafaz (FOTO)

Në Kopshtin Zoologjik Lehe Ledu në Kinë, njerëzit dhe kafshët kanë ndërruar vendet.
Vizitorët paguajnë për t’u mbyllur në kafaz, dhe kafshët e egra i shikojnë ata përderisa qëndrojnë brenda.

Kjo eksperiencë ju jep njerëzve mundësinë që të shohin nga afër kafshët më të rrezikshme të botës, të cilat mund t’i ushqejnë dhe të përjetojnë se si është të jesh i mbyllur në kafaz, përderisa të tjerët të vijnë në vizitë, transmeton Gazeta Express.

Kopshti zoologjik (1)

Kafazi është i vendosur në një automjet, i cili ecë përreth kopshtit zoologjik. Vizitorët mund t’u japin ushqim luanëve dhe tigrave përmes hapjeve të vogla në krye të kafazit.

“Ne dëshiruam që vizitorët të shikohen nga kafshët, natyrisht pa u rrezikuar”, tha zëdhënësi i kopshtit Chang Liang për Daily Mail.

Kopshti zoologjik (2)

Kopshti zoologjik (3)

“Mysafirët udhëzohen që t’i mbajnë duart dhe gishtat brenda kafazit gjatë gjithë kohës për shkak se një tigër i uritur nuk e njeh dallimin mes tyre dhe ushqimit”, tha ai
Kopshti zoologjik (4)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button