Mediaset krahason bregdetin shqiptar me Karaibet!

Një diamant i saponxjerrë ende i papastruar, por me faqe të një bukurie të rrallë. Ky duket si imazhi që i përshtatet më shumë Shqipërisë, një toke disi të pamarrë në konsideratë nga flukset e mëdha të turistëve, por që fsheh peizazhe që të imprsionojnë, plazhe që ngjajnë me ato të Karaibeve dhe një mikpritje të madhe, shkruan RevistaClass.

Është bregu i Shqipërisë, ai që shtrihet në pjesën jugore të Adriatikut, që dhuron relieve natyrale aq të bukura sa të marrin frymën, në rrugën që shkon nga Vlora në Sarandë e më poshtë, në Parkun natyral të Qafës së Llogarasë, dy hapa larg Italisë, por ende larg imagjinatës së turistëve: male të gjelbëruar dhe shkëmborë mbi plazhet ranorë apo gurorë dhe detin kristalor ku mund të zhytesh. Deti në Shqipëri është sinonim i pushimeve low cost. Zona bregdetare, edhe pse shpesh e mbipopulluar në gusht, është ende pak e njohur nga turizmi masiv dhe kështu çmimet e hoteleve dhe restoranteve nuk janë aspak të larta. Ja disa nga vendet më të bukura për pushime detare në Shqipëri, që, të jeni të sigurt, do dijë t’ju habisë.

Vlorë
Vlorë

Vlora, historia dhe plazhet-Vlora është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Është themeluar në shekullin VI para Krishtit me emrin Aulona. Në 733-shin u aneksua nga Konstandinopoli: më vonë i kaloi Normanëve dhe mbretërisë së Serbisë që nga viti 1345. Në 1464-ën u pushtua nga turqit dhe, për një kohë të shkurtër, ka qenë edhe nën Venedikun. Jo larg Vlorës, ja ku është plazhi i Jalës që gjendet në jug të qytetit, pak kilometra më në jug të së famshmes Drymades, pranë fshatit të Vunoit. Një plazh magjepsës dhe shumë i qetë, ranor, i lagur nga ujërat ngjyrë gurkali, me një transparencë kristalore. Drymades është një magji: një gji i mrekullueshëm me rërë të argjendtë ku mund të ngresh kampingje ose të marrësh me qira një shtëpizë druri dhe të shijosh një nga perëndimet spektakolare tipike në këtë zonë të Shqipërisë.

Vlorë
Vlorë

Shpella e piratëve– Plazhi i Livadhit, në këmbët e kalasë së qytetit, është rrethuar nga një bimësi e dendur në shpatullat e tij dhe nga mure shkëmborë në anë: edhe këtu deti është jashtëzakonisht i tejdukshëm, provë e një natyre ende të ruajtur. Këtu oferta kulinare është më e pasura e zonës. Shumë restorante në Himarë ofrojnë pjata të shijshme dhe ekonomike, peshk, kallamarë dhe karkaleca. Pranë Dhërmiut, vendbanim antik, plot vende tërheqëse me plazhe të mrekullueshme në formë gjysmëhëne, ja ku janë gjiret e vegjël dhe të mrekullueshëm, Shkambo, Jaliksari dhe Gjipea, që zgjaten për rreth dy kilometra. Aty shkohet me makinë, varkë, ose në këmbë për 15-20 minuta përgjatë shtigjeve të qëndisura me vreshta që bashkojnë rrugën me bregun. Për mos t’u humbur është Shpella e Piratëve, që dikur mbronte grabitësit e detit e sot është e famshme për intimitetin e hapësirës së saj të mbuluar me një kaltërsi të fortë.

Plazhet e bukura përballë Korfuzit- Saranda shtrihet në një gji të vogël që sheh drejt jugut dhe rrethohet nga kodra, fiks përballë ishullit grek të Korfuzit. Një varg i ngjeshur kodrash e ndan nga fushat në lindje, vargu i kodrave shtrihet në jug deri në kanalin e Vivarit dhe në veri të qytetit ato ngrihen në 600 m lartësi. Në zonën e Sarandës, nuk duhet humbur Ksamili, një lokalitet turistik në bregdet, afër qytetit antik të Butrintit, 17 km nga Saranda, me disa ishuj të bukur rreth plazhit të mrekullueshëm. Për ta mbyllur me plazhin Pulëbardhat, absolutisht një nga më të bukurit e Shqipërisë, nga i cili mund të nisesh me barkë për të zbuluar dhe shijuar gjiret e vogla që zbukurojnë bregun e afërt.

Incident në Korfuz
Korfuz

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button