Ja kush është personi që u shtri para tenkut në Turqi (FOTO)

Studenti Metin Dogan, me aktin e tij të guximshëm të premten, kur ushtarët besnikë ndaj organizatës terroriste FETO/PDY tenuan të bëjnë grusht shteti, u shtri para tankut në afërsi të aeroportit Ataturk në Stamboll, u bë një simbol i rezistencës së popullit turk kundër kësaj përpjekjeje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mysafirët dhe vëllai i vogël u përpoqën që të më ndalojnë, por vëllai i madh më mbështeti. Nuk mund të gjeja një makinë për të shkuar në aeroportin Ataturk. Pastaj pash një motoçiklist dhe i kërkova të më dërgojë në aeroport. Ai u dakordua kur pa dëshirën time për të shkuar. Madje nuk mori as para për transportin”, i ka shpjeguar Dogan gazetarit të AA, duke shtuar se para aeroportit pa ushtarë, tanke dhe trazira.

Studenti rikujtoi se ai i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur ushtarët në tank nëse ata janë në të vërtetë ushtarë.

“Ajo që pash kishte ndikim tek unë. Papritur u hodha. Shkova drejt ushtarëve dhe bërtita: “Unë jam një ushtar turk, kurse ushtarët e kujt jeni ju?”. Tanku u ndal, kurse unë vazhdova të bërtas. Në anën e djathtë qëndronte një ushtar i armatosur, ndërsa nga ana e majtë ishin ushtarët në mesin e civilëve. Tanku u nis. Atëherë u shtriva para zhinxhirit të djathtë, pastaj tanku ndaloi”, thotë Dogan, duke përkujtuar përjetimet e mbrëmjes së 15 korrikut, kur komplotistët kishin planifikuar përmbysjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi dhe presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Pastaj, thotë ai, tanku është nisur në drejtim të tij, kurse ai është shtrirë para zinxhirit të majtë të tankut dhe tanku ndaloi përsëri…  Sipas tij, rezistenca e qytetarëve të tubuar, rezistenca e popullit, pati rol kyç në parandalimin e tentimit të grusht shtetit.

Metin Dogan para tenkut

Metin Dogan
Metin Dogan

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button