As dëshmi, as burime

[Recension: Me shpejtësi largohet komenti kundër PLD-së]

Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni i ngjan komentit që është lënë nën ndonjë status në rrjetet sociale, e jo për ndonjë tekst gazetaresk. Asgjë në këtë publikim nuk është e qartë, ajo vetëm krijon konfuzion te lexuesit.

Доказ.Мк Експресно отстранет коментарот против ЛДПLinku deri te artikulli origjinal: Me shpejtësi largohet komenti kundër PLD-së

Data dhe koha e publikimit: 14.07.2016

Data e recensionit: 18.07.2016

Recensues: Аna Anastasovska

QULL – PËRSHESH

“Nuk e dijmë pse, mirëpo Ivon Veliçkovski me shpejtësi e tërhoqi komentin nga profili në Facebook i Partisë Liberale, me të cilin udhëheqësia e PLD-së akuzohej se janë mafiozë dhe mashtrues”.

Kjo, sipas ndonjë logjike, duhet të jetë lajmi në tekst. Nga ky paragraf nxirret përfundimi se, gjoja, lideri i PL-së, Ivon Veliçkovski, fillimisht ka komentuar se PLD-ja, Ivon Veliçkovski, fillimisht ka komentuar se PLD-ja janë mafiozë dhe mashtrues, e pastaj e ka tërhequr komentin.

Mirëpo, në tekst askund nuk ka dëshmi se Veliçkovski ka shkruar diçka të tillë. E as që mund të kuptohet se çka konkretisht ka komentuar Veliçkovski, gjegjësisht, për cilin veprim të PLD-së ai ka reaguar në profilin e tij në Facebook. Kështu që lexuesi mbetet i hutuar se për çka bëhet fjalë.

Në fjalinë e dytë, artikulli e hap dilemën se a ka intervenuar dikush që të largohet komenti ose Veliçkovski e ka ndryshuar mendimin? Çfarë mendimi dhe çfarë qëndrimesh? Një dileme, i shtohet edhe një tjetër. Dhe tashmë bëhet qull – përshesh.

“‘Dokaz’ do të vazhdojë t’i ndjekë qëndrimet e partive politike dhe veprimet e tyre jokonsekuente. Është e qartë se Ivoni kësaj radhe e humbi betejën kundër PLD-së”.

Është mirë që media do t’i ndjekë qëndrimet e partive politike, mirëpo ato duhet t’i transmetojë në mënyrë konsekuente, e jo kështu, sikur në formë të bisedës me ndonjë fqinj.

Ky artikull i ngjan gjithçkasë përveç artikullit gazetaresk. Në të fillimisht mungon lajmi, e pastaj edhe burimet. Cili ka qenë qëllimi i këtij teksti mbetet e paqartë.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button