Publikohen pamjet ekskluzive sulmit të puçistëve ndaj Shërbimit Informativ të Turqisë (VIDEO)

Natën kur pjesëtarët e organizatës terroriste FETÖ tentuan të kryejë grusht shteti një nga institucionet që sulmoi ishte edhe Qendra e Shërbimit Informativ të Turqisë, (MIT). Anadolu Agency ka publikuar pamjet e sulmit të tyre ndaj këtij institucioni dhe se si populli i doli në mbrojtje.

Tentativa për grusht shteti e organizatës terroriste FETÖ filloi rreth orës 22:00 sipas orës lokale. Ndërkohë një nga shënjestrat e para të tyre ishte dhe MIT-i dhe personeli i këtij institucioni.

Sipas pamjeve të siguruara nga AA shihet qartë se si helikopteri sulmon hyrjen, godinat dhe automjetet e personelit. Ndërkohë e menjëhershme ka qenë edhe ardhja e qytetarëve të cilët me flamuj të Turqisë u bënë ndihmë për këtë institucion.

– Personeli i MIT ju kundërpërgjigj me armë automatike

Për të zmbrapsur sulmin e puçistëve të FETÖ-s personeli i MIT-it i është kundërpërgjigjur me armë automatike.

Ndërkohë një automjet i cili po dilte nga ky institucion u bë shënjestër e helikopterit. Gjatë konfliktit, godina e personelit, hyrja e qendrës dhe personeli ishin shënjestër e vazhdueshme e tyre.

Krahas këtyre sulmeve helikopterët goditën edhe rrugët në afërsi të këtij institucioni, duke lënë në vështirësi civilët që kalonin në të. Disa nga makinat e mbetura nën këto sulme u detyruan të kthehen mbrapsht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button