MPB e Turqisë njofton se sa persona janë shkarkuar nga detyrat e ndryshme

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka deklaruar se janë shkarkuar nga detyra 8.777 persona, nga të cilët 7.899 efektivë policie, 614 efektivë të xhandarmërisë në mesin e të cilëve ka edhe komandantë dhe 18 efektivë të rojës bregdetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e MPB-së ndër të tjera thuhet se në mesin e të shkarkuarve nga puna janë 30 prefektë nga të cilët 1 prefekt i një qyteti të madh dhe 29 prefektë në bazë, 52 inspektorë të shërbimit civil, 16 këshilltarë juridik, një drejtor i përgjithshëm, 3 drejtorë degësh, 2 drejtorë juridikë, 92 ndihmës prefektë. Në deklaratë thuhet se nga 7.899 efektivë të policisë, 3.021 janë me grada, 4.774 të tjerë efektivë të thjeshtë.

Në vijim të deklaratës thuhet se janë shkarkuar nga detyra edhe 614 pjesëtarë të xhandarmërisë nga të cilët, 2 gjeneralë të përgjithshëm, 9 gjeneralë brigade, 61 majorë, 44 nënkolonelë, 55 madhorë, 93 kapterë, 92 togerë madhorë, 42 togerë, 171 nën togerë dhe 44 profesionistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button