Titulli “e ka vrarë vetëveten”

[Recension: Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën]

Ky produkt është shembull klasik për një lidhje disfunksionale ndërmjet titullit dhe përmmbajtjes së artikullit. Është plasuar informatë bombastike në konstruksionin e titullit, i cila nuk ka mbështetje në tekst. Me fjalë të tjera, titulli është dezinformatë.

 

 Linku deri te artikulli origjinal1111: Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën

 Data dhe koha e publikimit: 13.07.2016, 17:36

 Data e recensionit: 15.07.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

 “ANALIZA DËSHMOI” – ËSHTË VRARË VËTETËSIA

Dëshira për senzacionalitet, gjegjësisht për më tepër “klikime”, “e ka vrarë” vërtetësinë e materialit. Dihet se titulli është ai që fillimisht e tërheq vëmendjen e lexuesit. Prandaj, formulimi i konstruksioneve të titullit kërkon kujdes dhe ndjenjë të balancës ndërmjet asaj që është atraktive dhe të vërtetës, që të mos humbet kursi i tekstit dhe në kurriz “titullit bomastik” të plasohet dezinformatë për ndonjë situatë të ndjeshme, siç është lidhja e mundshme e një njeriu me disa vrasje në Serbi. Në këtë rast kjo nuk ka ndodhur – nuk ka fare koordinim ndërmjet titullit dhe përmbajtjes – sikur në mes të natës dhe ditës.

“Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën”

“…Policia është duke hetuar se a mund të ketë Vlladica ndonjë lidhje me krimin në Borça (vrasjen e Jelenës)”.

Tani, e ka vrarë këngëtaren e re ose jo? Аnaliza ka përfunduar apo organet kompetente janë duke hetuar ende?

Konfuzioni është serioz, nuk është dhënë përgjigje në sfidën serioze:

“Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.”

Ky material është edhe një shembull për keqpërdorimin e konstruksionit të titullit që duhet të sjellë atraktivitet dhe senzacionalizëm, mirëpo për fat të keq, njëkohësisht paraqet edhe dezinformatë që e dëmton kredibilitetin e gjithë tekstit.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button