Flasin familjarët e puçistit nga Prizreni, Adem Hudut! (Video)

Gjenerali turk, Adem Huduti – me origjinë nga Kosova e i cili po akuzohet se ishte prapa puçit kundër pushtetit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan – një pjesë të fëmijërisë së hershme e kaloi në fshatin Reçan të Prizrenit. Në këtë lokalitet, ende jetojnë një pjesë e kushërinjve të tij, kryesisht nga ana e nënës.

Ata tregojnë se Huduti u largua nga Kosova në moshën pesëvjeçare, bashkë me familjen e ngushtë të tij.

Një kushëriri i tij thotë se kontaktet me të afërmit e tij në Turqi nuk i ka humbur, veçse me gjeneralin rrallë fiste.

E, një kushërirë tjetër e Hudutit, thotë se gjenerali turk me prejardhje nga Kosova nuk është shqiptar./Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button