A e dini përse duhet t’i fikim celularët në avion?

Pse e kemi opsionin “Airplane mode” në celularët tanë?

Të gjithë e kemi dëgjuar atë kërkesën e mërzitshme për ta fikur celularin përderisa kemi qenë duke e përdorur në avion.

Si mundet që disa sinjale aq të dobëta si të celularit të ndikojnë në një avion që është mijëra ton? Shumë njerëz mendojnë se kjo ka filluar të praktikohet pas sulmeve të 11 shtatorit, dhe vazhdon të përdoret për t’iu dhënë pasagjerëve një ndjenjë të qetë.

E vërteta është se ekzistojnë dy organizata federale të cilat kanë juridiksion mbi përdorimin e celularëve përgjatë fluturimeve. Përderisa avioni është në ajër, celularët fillojnë të marrin sinjale nga shumë kulla dhe kështu i hutojnë këto organizata që kontrollojnë udhëtimet.

Kjo mund të ndikojë gjithashtu edhe në valët e lidhjes së kullave me pilotët e avionëve, duke shkaktuar interferencë të valëve – që do të thotë se mund të ketë pasoja serioze më pas, nëse lidhja humbet me kullën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button