Mbi 550 migrantë në Horgosh presin të marrin leje për të kaluar në Hungari

Në vendkalimin kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, momentalisht gjenden 545 migrantë, shumica fëmijë dhe gra të cilët kryesisht kanë ardhur nga Afganistani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fushat tek Horgosh, afër murit që ndan territorin e Hungarisë, fëmijët lozin, prindërit shfrytëzojnë ditën të lajnë rrobat, ndërsa natën e kalojnë nëpër tenda.

Nga 5 korriku kur Hungaria ashpërsoi kontrollin e kufirit, sipas të dhënave të Qendrës për ofrimin e ndihmës ndaj migrantëve, prej tyre 100-200 aq sa hyjnë në territorin e Serbisë, vetëm 10-15 e braktisin.

Siç deklaruan për AA nga UNHCR-ja, në Horgosh prej mbrëmë gjenden 545 persona. Fayas-i në moshë të mitur (16) me familjen e tij në këtë vendkalim kufitar gjendet prej 13 ditë dhe thekson se do të presë derisa Hungaria nuk vendos t’i lëshojë.

Lenodem (25), i cili po ashtu është nga Afganistani, këtu qëndron 12 ditë dhe shpreson se do të mund të shkojë në Gjermani dhe atje të fitojë leje pune. “Kam ardhur këtu vetë, nëse ka mundësi do të shkoj në Gjermani për të marrë leje pune. Për çdo ditë nga organizatat e ndryshme marr ushqim, por vetëm në konserva, asgjë të ngrohtë”, tha Lenodem.

Momentalisht në funksion janë vetëm dy zona transitore në kufi me Serbinë dhe Hungarinë 175 kilometra të gjatë, tek vendi Reske dhe Tompa.

Nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, nga kufiri hungarez janë kthyer gjithsej 664 persona.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi dje se në territorin e vendit janë regjistruar 2.699 persona, prej të cilëve më shumë se 85 për qind janë nga Afganistani dhe Pakistani, ndërsa vetëm një numër i vogël nga Siria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button