Erdogan mbytet në lot gjatë varrimit të atyre që u vranë në Turqi (VIDEO)

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shpërthyer në lot teksa ka qenë prezent në varrimin e atyre që u vranë mesnatën e së premtes duke u gdhirë e shtuna, gjatë përleshjeve me trupat e angazhuara në grushtin e shtetit, që më pas dështoi.

Por çasti kur është prekur më shumë, ka qenë ai kur është permendur emri i mikut të tij të ngushtë, Eroll Ollçak, i cili u vra në urën e Bosforit së bashku me të birin 16-vjeçar.

“Ma bëni hallall, por nuk mundem të flas…”, thotë kreu i shtetit turk, që njihet për natyrën e tij sentimentale. /Tesheshi/

Ai ka ndihmuar bartjen e arkivole të viktimave që e pësuan gjatë tentativave të ushtrisë turke për të rrëzuar qeverinë. Ai është parë i pikëlluar përderisa ka biseduar me familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë tentimit për grusht-shtet.
taip3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button