Erdogan: Në demokraci kërkesat e popullit nuk mund të mënjanohen

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar sot: “Për fat të keq veprimet e atyre që nuk mund të pranojnë unitetin, vëllazërinë dhe bashkimin e popullit tonë duke marrë direktiva nga lart, u kthyen më 15 korrik në një tentativë për grusht shteti”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vijim të fjalës së tij Erdoğan tha: “Në momentin që kjo përpjekje u kthye në një tentativë të armatosur për grusht shteti me një thirrje tonën i gjithë populli në katër anët e vendit doli në rrugë. Ata i treguan këtyre çetave se nëse ata kanë armë dhe topa, ‘populli ka besimin’ që mund ti kundërvihet.”

“Në demokraci kërkesat e popullit nuk mund të mënjanohen”

Në vijim të fjalës së tij Presidenti Erdoğan është shprehur: “Në demokraci kërkesat e popullit nuk mund të mënjanohen. Kjo është një e drejtë e juaja. Kjo e drejtë e juaja është e mbrojtur me kushtetutë. Ne nuk jemi hakmarrës. Hakmarrësi më i madh është marrësi më i madh i Hakut, Allahu. Për këtë arsye jo me slogane, por duke menduar mirë çdo hap që hedhim me dije, logjikë dhe, mendje të mprehtë dhe me përvojë. Si përfundim i kësaj hapat e hedhura nga organizata terroriste Fetullahçı e gjeti kundërshtimin e merituar. Përgjigjën më të bukur ia dha populli im.”

“Puna për të pastruar këtë virus nga institucionet do të vazhdojë”

Erdoğan në lidhje me punën për pastrimin e pjesëtarëve të implikuar me strukturat paralele nga institucionet shtetërore, tha: “Puna për pastrimin e këtyre viruseve nga institucionet shtetërore do të vazhdojë. Pasi ky virus ka arritur kulmin. Për fat të keq si një virus kanceri është përhapur në të gjithë shtetin. Ne këtë e dinim dhe për këtë arsye e kemi thënë në çdo fjalim. Ashtu sikurse e dimë që në këtë vend ka edhe një sistem drejtësie. Kjo strukturë paralele u mundua të marrë në dorë edhe këtë sistem, por nuk ia arritën dot. Por çfarë ndodhi në përfundim? Ata po pastrohen një e nga një nga të gjitha pjesët e drejtësisë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button