Shimshek: Stabiliteti politik është forcuar më shumë me ndihmën e popullit

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Mehmet Şimşek ka deklaruar se pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti ekonomia po zhvillohet me ritme të shpejta drejt normalizimit dhe se stabiliteti politik është forcuar edhe më shumë me ndihmën e popullit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Şimşek ka informuar se sot do të ketë një lidhje me telekonferencë me investitorët globalë.

“Themelet e makro-ekonomisë së Turqisë janë shumë të forta. Jemi duke marrë të gjitha masat e nevojshme. Stabiliteti politik është forcuar edhe më shumë me ndihmën e popullit. Kemi marrë të gjitha vendimet për masat e nevojshme. Jemi në krye të detyrës. Nuk ka vend për shqetësim” ka theksuar zëvendëskryeministri i Turqisë Şimşek në postimin e tij në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button