Ismail: Situata politike në Turqi do të reflektohet edhe në Maqedoni

Situata politike në Turqi do të reflektohet edhe në Maqedoni dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Kështu konsideron analisti Gjuner Ismail për TV 21. Veçanërisht ndikimi do të ndjehet në planin ekonomik, për arsye se Turqia ka investime të rëndësishme në Maqedoni. Përveç kësaj, thotë ai, gjendja mund të ndërlikohet akoma më tepër, sepse të gjithë refugjatët sirianë kalojnë nëpërmjet Turqisë, dhe më pas vazhdojnë në shtegun ballkanik.

“Deri tani Turqia ka qenë porta kryesore e valëve të refugjatëve, por mund të ballafaqohemi me një situatë të re. Në kushte të këtilla, në njëfarë mënyre, Maqedonia nuk do të ngelë e paprekur. Nuk duhet të harrohet se Turqia kufizohet me Greqinë dhe tanimë një helikopter ushtarak turk fluturoi në Greqi ku tetë ushtarakë kërkuan azil politik”, u shpreh Gjuner Ismail.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button