PD: Ezani të mos përfshihet në ligjin për zhurmat
Partia e Drejtësisë bënë thirrje që Ezani të mos përfshihet në ligjin për zhurmat.
Sipas këtij subjekti politik, thirrja e Ezanit paraqet pjesë esenciale të identitetit të myslimanëve të Kosovës, për gjashtë shekuj me radhë.
“Në këtë kuptim çfarëdo kufizimi i lirisë së përdorimit të Ezanit nga mënyra siç kjo bëhet sot do të jetë plotësisht e papranueshme për Partinë e Drejtësisë dhe do të interpretohet nga ana e saj si tjetërsim i plotë i institucioneve shtetërore nga interesat shpirtërore të shumicës absolute të qytetarëve të saj”, thuhet në një komunikatë dërguar medieve të dielën. /rel/