Hetimet për grusht shtet në Turqi, paraburgim për gjeneralin e garnizonit të Izmirit

Në kuadër të hetimit për grusht shtet në Turqi të cilin të premten tentuan ta realizojnë pjesëtarët e forcave të armatosura të rreshtuara me organizatën terroriste “Fetullahci/Struktura paralele shtetërore” (FETO/PDY), organeve të gjyqësorit i janë dorëzuar 51 oficerë të ushtrisë turke, përfshirë gjeneralin Kamil Ozhan Ozbakir, komandant i garnizonit të Izmirit dhe brigadës së 11 Komando, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia në Izmir ka arrestuar gjithsej 105 oficerë të ushtrisë, ndërsa për 58 të tjerë janë kryer të gjitha procedurat e ndalimit, ku u janë dorëzuar institucioneve të ligjit për procedurat e mëtejshme.

Me këtë rast është lëshuar fletarrest për mbajtje në paraburgim të 51 zyrtarëve, përfshirë gjeneralin Ozbakir, ndërsa gjashtë të akuzuar do të gjykohen në liri.

Në stacionet policore në Izmir akoma mbahen 47 oficerë ushtrie për të cilët po kryhen hetimet. Policia ka arrestuar edhe 82 pjesëtarë të tjerë të garnizonit të Izmirit, por që nuk kanë grada ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button