MPJ më në fund deklarohet a ka të lënduar dhe arrestuar në Turqi

Ministria për punë të jashtme (MPJ) e Maqedonisë më në fund mbrëmë vonë ka dalë me bilansin zyrtar rreth grusht shtetit në Turqi dhe ka njoftuar se qytetarët e Maqedonisë që gjenden në Turqi nuk janë të përfshirë në këtë incident dhe askush nuk është lënduar apo arrestuar. Qytetarët një nga një janë paraqitur në konsullatën e Maqedonisë në Stamboll dhe Ankara për të raportuar se janë mirë dhe se nuk janë të përfshirë në asnjë incident.

Nga MPJ informojnë se janë duke e ndjekur procesin dhe presin përgjigje edhe nga autorietet vendase për zhvillimin e ngjarjeve. Ministria për punë të jashtme e Maqedonisë u ka bërë apel të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden në Turqi të qëndrojnë në vende të sigurta, të mos i lëshojnë hotelet dhe objektet ku janë vendosur dhe ti shmangin tubimet në vende publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button