Bisedë telefonike e Poposkit me ministrin turk Çavushogllu

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki gjatë natës ka pasur bisedë telefonike me kolegun turk Mevlut Çavushogllu me ç’rast është konfirmuar se autoritetet turke punojnë në kthimin e rendit dhe paqes në shtet dhe se së shpejti do të mënjanohen të gjitha kanosjet e mundshme.

“Poposki në bisedë theksoi se Republika e Maqedonisë ashpër i dënon të gjithë aktet e dhunës dhe terrorit dhe shfaq mbështetje për institucionet e përzgjedhura demokratike. Njëherit, shprehu edhe ngushëllime deri te familjet e të gjithë viktimave dhe/ose të lënduarve në ngjarjet e djeshme në Turqi”, informoi Ministria e Punëve të Jashtme.

MPJ-ja në kumtesën e sotme thekson se vazhdon vazhdimisht ta ndjekë gjendjen në Turqi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Ankara dhe Konsullatën e përgjithshme në Stamboll, si dhe me institucionet adekuate nga vendet në rajon, me qëllim të sigurimit të informatave adekuate për qytetarët e Maqedonisë.

“Sipas informata deri më tani të marra, është vërejtur ngecje në lëvizjen në vendkalimet kufitare bullgaro-turke dhe greko-turke, ndërsa nuk realizohen as fluturimet e aeroplanëve në relacionin Shkup-Stamboll. Në pajtueshmëri të komunikimeve të realizuara me një pjesë të qytetarëve të Maqedonisë të cilët për momentin ndodhen në Turqi, ju njoftojmë se janë të sigurt dhe tani për tani nuk është regjistruar asnjë qytetar i Maqedonisë i lënduar ose i vdekur”, njoftoi MPJ-ja.

Ministria apelon deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët për momentin ndodhen në Turqi të qëndrojnë në lokacione të sigurta, të mos i braktisin hotelet dhe objekzez ku janë të vendosur dhe të evitojnë tubime në lokacione publike.

“Për të gjithë pyetjet e lidhura me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët për momentin ndodhen në Turqi, thuhet në kumtesë, lusim që të drejtoheni në telefonat e hapur në përfaqësitë tona diplomatike-konsullare në Ankara dhe Stamboll ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, njofton MPJ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button