Helikopteri ushtarak turk në Aleksandropolis, reagon Shtabi i Përgjithshëm i Greqisë

Njoftohet se helikopteri ushtarak turk i cili u ul në Aleksandropolis do ti rikthehet Turqisë, ndërsa kërkesa për azil e personave brenda tij do të vlerësohet nga autoritetet greke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Greqisë thuhet se “Planifikohet që helikopteri ushtarak turk i tipit skifteri i zi (black hawk) që kreu ulje në Aleksandropolis në orën 11.51 të datës 16 korrik ti rikthehet menjëherë Turqisë”.

Në deklaratë ndër të tjera në lidhje me personat që ndodheshin në helikopter është theksuar se autoritetet përkatëse do të vlerësojnë kërkesat e tyre për azil.

Sipas informacioneve të marrë nga qendra e policisë në Aleksandropolis mësohet se 8 personat në helikopter nga të cilët njëri prej tyre civil kanë bërë kërkesë për azil dhe se janë ndaluar nga forcat e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button