Aksident i rëndë në Shkup (VIDEO)
Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte mbrëma në udhëkryqin frekuentues te Qendra Tregtare Mavrovasja në Shkup. Në incident janë përfshirë 3 vetura, Golf, Pasat dhe Zastava 101, të cilat janë të dëmtuara dukshëm.
Disa të lënduar, disa prej tyre rëndë, u transportuan me ndihmën e shpejtë nëpër spitalet e Shkupit. MPB-ja thotë se nuk kanë informata për viktima, dhe paralajmërojnë për nesër informata më të hollësishme.
Video, kliko ketu/Alsat M