Ndalesa për lëvizje në pyjet nuk vlen për Vodnon, Gazi Babën dhe turat turistike

Kufizimi i lëvizjes në pyjet dhe rripat pyjore nga 6 deri më 15 gusht të këtij viti, nuk vlen për Vodnon, park-pyllin Gazi Babë dhe turet e organizuara për vizitë turistike në pyjet me qëllim ekonomik, parqet nacionale dhe rajonet mbrojtëse me qëllim të veçantë në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, turet e organizuara turistike do të lejohen me leje nga drejtoria e NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe nga drejtoritë e subjekteve të cilat menaxhojnë me rajonet mbrojtëse (park-pylli, parqet nacionale, rajonet mbrojtëse me qëllim të veçantë…) ndërsa do të zbatohen në shoqërim të një përfaqësuesi nga këto institucione.

Me pyjet për qëllim ekonomik në Republikën e Maqedonisë ekonomizon NP “Pyjet e Maqedonisë” me 20 filiale, përderisa me pyjet për qëllim të veçantë menaxhojnë NP Parqet nacionale “Mavrovë”, “Pelister” dhe “Galiçicë” NPMMRSHQ “Jasen” – Shkup si dhe NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup.
MBPEU thekson se ndalesa për lëvizje nëpër pyjet nga ora 7:00 e deri në orën 17:00, nuk vlen për të punësuarit në “Pyjet e Maqedonisë” dhe në subjektet të cilat menaxhojnë me rajonet mbrojtëse.

Nga ora 17:00, megjithatë, deri në orën 7:00 të mëngjesit është e lejuar lëvizja e të gjithë personave në pyjet dhe rripat pyjore për shkak të pushimit dhe rekreacionit me përgjegjësi personale për sigurinë e tyre dhe obligimin për mosshkaktimin e dëmeve në pyll (ndezje të zjarrit në pyll…).

MBPEU informon se është e ndaluar djegia e kashtës, barit të thatë dhe mbeturinave të tjera bimore në vendet për gjueti dhe mbeturina të tjera bujqësore në tokën bujqësore si masë parandaluese për mbrojtjen e zjarreve pyjore. Për mosrespektimin e kësaj ndalese, gjobat janë 1.500 deri në 3.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button