Kryeministri francez: Jemi në luftë dhe nuk i përkulemi terrorizmit

Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se qeveria ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas sulmeve terroriste të enjten në Nicë në të cilën jetën humbën të paktën 84 persona, duke dhënë mesazhin se janë “në luftë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur pas takimit urgjent ku i pranishëm ishte edhe presidenti francez François Hollande në pallatin presidencial Elize, Valls porositi se janë në luftë dhe se nuk do ti përkulen terrorizmit.

Valls tha se zia tre ditore do të fillojë të shtunën. Përveç kësaj, ka konfirmuar se propozimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, javën e ardhshme do të jetë para deputetëve.

Sipas tij, janë mobilizuar të gjitha burimet shtetërore për viktimat e sulmit dhe familjet e tyre.

Valls ritheksoi se kryeprokurori i Parisit ka nisur një hetim në lidhje me sulmin dhe se ai do të japë më shumë informacione.

Valls dhe presidenti Francois Hollande gjatë ditës do të shkojnë në Nicë.

Të paktën 84 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë, ndërsa 150 janë plagosur në sulmin terrorist në Nicë të Francës, të enjten mbrëma, kur kamioni shtypi turmën gjatë festimit të Ditës së rënies së Bastijës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button