Ancelotti: Ndaj Bilbaos të japim maksimumin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancleotti para ndeshjes me Athletic Bilbaon ka thënë se kërkon nga lojtarët e tij që të japin maskimumin për këtë ndesheshje shumë të vlefshme.

Ancelotti konfirmoi mungesën e uellsianit Gareth Bale, i cili do të mungojë për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Granadas.

“Bilbao ka një ekip shumë të mirë dhe kohët e fundit po tregon një formë shumë të mirë. Ata luajnë një futboll fizik dhe shumë të shpejtë”.

“Valverde po bën një punë të shkëlqyer me baskët. Nëse duam të fitojmë në San Mames ne duhet të japim më shumë se 100% tonë”.

“Ndaj tyre do të jetë një sfidë shumë e vështirë, por nëse japim maksimumin unë besoj se mund të fitojmë”.

Vlen të përmendim se Reali i Madridit e ka nisur vitin 2014 në mënyrë të shkëlqyer. Në 8 ndeshje zyrtare madrilenët kanë koleksionuar 8 fitore , 17 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button