Franca rikthen aeroplanmbajtësen në Gjirin Persik në luftën kundër ISIS-it

Franca në vjeshtë sërish do të rikthejë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” në Gjirin Persik për të përforcuar luftën kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste DAESH dhe të intensifikojë përpjekjet ushtarake në mbështetje të autoriteteve irakiane të cilat synojnë të marrin Mosulin, deklaroi presidenti francez François Hollande, raporton Anadolu Agency (AA).

“Doemos duhet të sulmojmë dhe të shkatërrojmë ata që neve na sulmojnë këtu”, tha Hollande në prag të festës kombëtare Dita e rënies së Bastille 14 korrik.

Aeroplanmbajtësja bërthamore franceze “Charles de Gaulle” në muajin shkurt të vitit të kaluar iu bashkua koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA-të në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Ajo u dërgua në Gjirin Persik në afat të caktuar, për të marrë pjesë në konfliktet në veri të Irakut dhe u kthye në portin francez Toulon në muajin prill.

Bëhet fjalë për aeroplanmbajtësen bërthamore të prodhuar jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ajo është anija më e madhe ushtarake në Evropën Perëndimore dhe e vetmja aeroplanmbajtëse e këtij lloji në Francë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button