Çdo koment në rrjete sociale nuk është relevant për lajm

[Recension: Analisti dibran provokon rëndë shqiptarët e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, lavdëron Ahmetin!]

Produkti gazetaresk humb në profesionalizëm nëse një deklarate që citohet i jepet kahje ashtu si do gazetari, duke devijuar mesazhin e deklaratës së personit, i cili citohet.

Linku deri te artikulli origjinal: “Analisti dibran provokon rëndë shqiptarët e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, lavdëron Ahmetin!

Data dhe koha e publikimit: 11.07.2016

Data e recensionit: 14.07.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë, nuk jep asnjë vlerë informacioni, përveçse tenton që të interpretojë një deklarate subjektive dhe ta drejtojë përmbajten ku do vetë. Këtë më mirë e dëshmon komenti në tekst mbi citatin e të apostrofuarit Artin Spahiu, e që është më i gjatë se vetë komenti i cituar.

“Analisti nga Dibra, Artin Spahiu, i njohur për atë që me një rresht të shkruar thurr së paku dy lëvdata për BDI-në, ka provokuar rëndë shqiptarët e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. Ai e ka quajtur “lider të vizionit” kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti edhe pse gjatë pjesëmarrjes së BDI-së dhe Ahmetit në koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në, në Shkup ndodhi vrasja e Harun Aliut me shokë dhe rasti “Monstra”, në Kumanovë ndodhi tradhtia e 9 dhe 10 majit dhe vrajsa e Komandat Shqiponjës (kuanovarët sot e kësaj dite nuk e pranojnë Ahmetin në qytetin e tyre), kurse në Tetovë ndodhi “Jugohromi”, deponia dhe shumë dëme tjera.”

Personi që citohet në tekst është kuadër partiak dhe në kontekst të këtillë është e pritur që të thurrë lavde për liderin, edhe atëherë kur ka dështuar. Kështu që, nuk përbën lajm një koment i një personi partiakisht i ngjyrosur. Ndryshe, Facebook-u në këtë drejtim nuk mund të merret në tërësi si burim relevant për një produkt gazetaresk, aq më pak kur komenti nuk ka të bëjë me interesin e përgjithshëm.

Tendenca që një koment i këtillë të bëhet lajm krijon përshtypjen se qëllimi i tekstit ka qenë të atakohet personi, e jo të informohet publiku.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button