LSI i bashkohet PD-së: Jo reformës në drejtësi pa konsensus

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë në mënyrë të paparitur pro Partisë Demokratike, duke vënë në dyshim votën e saj pro reformës në drejtësi.

Një ditë pas refuzimit për consensus të PD-së, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se “reforma duhet miratuar vetëm me consensus de pa vota të akaparuara”.

“Jemi shumë të prerë dhe të qartë edhe lidhur me miratimin e kësaj reforme duke mbajtur këtë qëndrim e duke i shërbyer këtij konsensusi e këtij qëllimi parimor që mbështet reformën sipas Venecias, pasi kjo është një reformë solide dhe domosdoshmëri për shqiptarët në 30 vitet që vijën. Sigurisht që një reformë ë tillë parimore e konsensuale e sipas Venecias mund të realizohet vetëm në këtë mënyrë, përtej çdo shantazhi e çdo tentative për të shantazhuar deputetë pasi kjo reformë nuk mund të konsiderohet si alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme, pasi është domosdoshmëri për vendin për 30 vitet që vijnë, ky është qëllimi”, tha Vasili para mediave, transmeton Tesheshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button