Votat e serbëve të Kosovës për Serbinë i numëron Beogradi?

Serbët nga Kosova do të dalin në zgjedhjet republikane (të Serbisë), por ende janë disa çështje të pazgjidhura, shkruan “Veçernje Novosti” i Beogradi. Procesin e mbikëqyr OSBE e çështje mbetet se ku do të deponohen fletëvotimet.

Serbët e Kosovës do të mund të votojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë,e krejt punën rreth kësaj do ta organizojë, sikur eh në vitin 2012 OSBE.

Për këtë, shkruan “Novosti” është arritur pajtimi parimor në raundin e fundit të dialogut në Bruksel, porse ekipet e Beogradit e të Prishtinës e kanë për detyrë të përpunojnë më tej detajet pasi, siç thotë Novosti, autoritetet e Kosovës nuk dëshirojnë që organizues i votimeve në territorin e Kosovës të jetë Beogradi. Prandaj, supozon kjo gazetë, do të insistohet që numërimi të bëhet jashtë Kosove.

Shefi i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun beson se fushata do të mund të zhvillohet edhe në Kosovë dhe se Prishtina, nuk do ta pengojë, në masë të madhe procesin zgjedhor serb pasi edhe në Kosovë po afrohen zgjedhjet, transmeton koha.

Marko Jakshiq, anëtar i këtij këshilli mendon se vendi i numërimit ka shumë rëndësi:

– Nëse numërimi bëhet jashtë territorit të Kosovës, kjo do të thotë se serbët në Kosovë votojnë sikur serbët në Austri dhe kjo Prishtinës i jep të drejtë që serbët t’i trajtojë si diasporë. E po të numëroheshin në Kosovë, atëherë do të pranohej se ajo është ende pjesë e Serbisë, ka thënë ai. 

Lajme të ngjashme

Back to top button