Dehari: Po ndjekim se a ka keqpërdorime të ipa fondeve

Në lidhje me keqpërdorimin e fondeve evropiane i ftuari në emisionin 10 minuta, zëvendës drejtori i policisë financiare, Berat Dehari, ftuar në emisionin “10 minuta” në Tv21 theksoi se institucioni i tij është mekanizmi i fundit për ti ndjekë shkurtesat e këtyre fondeve pas  konstatimit të  një gjëje të tillë. Ai tha se janë duke ndjekur disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e fondeve por pa i konkretizuar se cilat.

“Ne jemi ata të cilët veprojmë kur kemi informata se ka shkelje të procedurave, se ka keqpërdorime të fondeve, se të hollat që janë dedikuar për ndonjë projekt janë keqpërdorur dhe kështu me radhë, mirëpo ka edhe disa raste të cilat jemi në vazhdimësi duke i ndjekur’’, theksoi Berat Dehari, Zv.Drejtor i Policisë Financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button