Manipulim mbi “manipulim”

[Recension: “Manipulimi i Ahmetit me “buzëqeshjen e ngrirë” në 2015”]

Është e thjeshtë të gjesh një fotografi, për të cilën të vijnë shumë fjalë në mend, të ndërtosh paragrafe të kamufluara në petkun e lajmit dhe ta publikosh atë, pa plotësuar kushtet minimale për ndërtimin tij. Kjo gjë është bërë me tekstin që po e recensojmë, ku vlrehen dukshëm komentet individuale dhe mungesa e burimeve.

Fakte - Manipulimi i AhmetitLinku deri te artikulli origjinal: “Manipulimi i Ahmetit me “buzëqeshjen e ngrirë” në 2015”

Data e publikimit: 11.07.2016

Data e recensionit: 13.07.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Autori me të drejtë ka sjellë në dritë faktin e përdorimit të një fotografie të vjetër nga ana e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë njoftimit për një kauzë të re. Ahmeti ka shfrytëzuar fotografinë e shkrepur më 13 korrik 2015 me përfaqësuesen e lartë Nulland, për të njoftuar për takimin e realizuar më 11 korrik 2016 (pa e theksuar këtë). Si duket, mediat e kanë vërejtur shpejtë këtë, por në këtë tekst, ky veprim nuk është trajtuar tërësisht në mënyrën e duhur. Ali Ahmeti postimi

E para, akuzat drejtuar partisë në fjalë për manipulim nuk mbajnë, sepse veprimi për të cilin “janë kapur”  nuk është ndonjë keqpërdorim i theksuar për të bërë akuza dhe cilësime të këtij niveli. Tek e fundit, postimi flet për takimin që është realizuar “sot” por nuk thotë që fotografia është shkrepur “sot”.

Por, në fakt, shqipturëve u servua edhe një manipulim i radhësm në vazhdën e manipulimeve të përditshme. Fotografia që gjoja ishte shkrepur sot, ishte e njejta fotografi nga viti i kaluar (13.07.2015), që gjithashtu ishte postuar në profilin e Ali Ahmetit në FB.”

E dyta, vlerësime të tilla nuk i takojnë autorit për t’i thënë, por palëve të përfshira. Do të ishte më profesionale, të kërkohej arsye nga zyra për informim e BDI-së, pse është zgjedhur pikërisht kjo fotografi dhe të bëhej mbase një pyetje direkte, a është bërë për manipulim të opinionit. Veprimi i tillë do të mund të shtjellohej akoma më mirë përmes prezencës së ekspertëve nga fusha e mrrëdhënieve me opinion apo komunikologëve.

“Ata që përcollën takimet e Nuland me Ahmetin (dhe me liderët tjerë) thonë se megjithate sivjet nga fytyrat ka munguar buzëqrshja e para një viti.”

Kush janë “ata” dhe si e interpretojnë “mungesën e buzëqeshjes” për të cilën pretendon teksti? Pse Nulland është takuar me liderët politik dhe cili ka qenë epilogu i takimit (informacion i nevojshëm për sfond për t’u kuptuar rëndësia e takimit)? Nëse ky është “manipulim i radhës” ose “vazhdim i manipulimeve” të BDI-së, cilat kanë qenë manipulimet paraprake?

Fija për të cilën është kapur kjo përmbajtje është interesante, përmban informacion të shkurtër dhe kuriozitet, zakonisht i përshtatshëm për portale. Por, ai nuk është trajtuar objektivisht dhe në mënyrë pak më gjithpërfshirëse, dhe si i tillë më tepër jep përshtypjen e një shkrimi tendencioz.

Kodi etik i gazetarëve të Maqedonisë porosit:

  • Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.
  • Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon të rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizimin e kontributit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button