Kryeministrja e re Theresa May nis menjëherë vendimet, ja ministri i parë i Qeverisë së Britanisë

Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, nuk ka humbur kohë në formimin e kabinetit të saj, duke emëruar Boris Johnson si ministër të Jashtëm.
Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Bashkisë së Londrës që udhëhoqi fushatën pro-Brexit e që tani do të jetë në krye të diplomacisë britanike.
Johnson zëvendëson në këtë detyrë Philip Hammond, i cili është bërë kancelar. Ish-sekretarja për Energjinë, Amber Rudd është caktuar ministre e Punëve të Brendshme. Ndërkohë, ish-kancelari George Osborne ka dhënë dorëheqjen.
Duke mbërritur në Downing Street, zonja May u zotua se do të udhëheqë politikën “një komb”, me një qeveri që punon për të gjithë dhe jo për “një pakicë të privilegjuar”.
Kryeministrja e dytë grua në historinë e Mbretërisë së Bashkuar premtoi se do t’u japë njerëzve më shumë kontroll të jetës së tyre.
Ndërkohë, Michael Fallon do të vazhdojë detyrën e tij si sekretar i Mbrojtjes, ndërsa Liam Fox, që dha dorëheqjen nga posti në fjalë në vitin 2011, ka prej ditës së sotme postin e ministrit të Tregtisë Ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button