Sheqerinska: Sonte shpresojmë të arrihet marrëveshje

Pas bisedimeve që zgjatën tre orë e gjysmë, përfaqësuesit e partive politike u larguan nga rezidenca e BE-se në Përzhino dhe shkuan në konsultime me drejtuesit e parive. Siç u informua ata do të vazhdojnë bisedimet në ora 18.30.

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska shkurt deklaroi se shpreson që sot do të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Përfaqësuesit e partive politike, Nikolla Todorov nga VMRO, Radmila Sheqerinska nga LSDM, Artan Grubi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH kanë biseduar për qeverinë kalimtare , listën zgjedhore dhe reformat në media.

Nga përfaqësuesit e VMRO-së bëhet e ditur që kjo pari është për qeveri kalimtare 60 ditë para zgjedhjeve, ndërkaq LSDM kërkon që nëse zgjedhjet mbahen këtë vit, kjo qeveri të bëhet 100 ditë para.
Bisedimet e grupeve punuese në Përzhino pritet të zgjasin deri vonë sonte.

LEXO: Formimi i Qeverisë Kalimtare deri në zgjedhjet, temë kryesore në bisedime

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button