Është gjuajtur me gurë autobusi i NPK­-së afër Bit Pazarit, është lënduar një udhëtar

­ Një udhëtar tetëmbëdhjetëvjeçar është lënduar në pjesën e kokës mbrëmë rreth orës 23:45 kur persona të panjohur e kanë gjuajtur me gurë autobusin nr. 50 të NPK-së në stacionin e autobusëve afër hotelit “Sulltan” në bulevardin “Kërste P. Misirkov” në afërsi të Bit Pazarit në Shkup.

Autobusi gjatë incidentit ka lëvizur në drejtimin nga Qendra drejt Autokomandës, kumtoi MPB. Djaloshi i lënduar F.J. me ndihmë të shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente-­Shkup, ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe është mbajtur për mjekim të[ mëtutjeshëm. Policia ndërmori masa për ndriçim të plotë të rastit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button