“Hajde Maqedoni” për të pestën herë do të organizojë aksion për pastrimin e mbeturinave

­ Lëvizja “Hajde Maqedoni” sot i prezentoi aktivitetet e planifikuara për aksionin e pestë me radhë “Maqedonia pa mbeturina 2016”.

Prezentimi do të mbahet në “Dhomën publike”, ndërsa krahas aktiviteteve të planifikuara do të shfaqet edhe spoti promovues. Aksioni për pastrimin e mbeturinave sivjet do të mbështetet nga projekti i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim “Civika Mobilitas”.

Vitin e kaluar në kuadër të aksionit global “Ta pastrojmë botën” u organizua aksion për pastrimin e deponive të egra në Maqedoni në të cilin morën pjesë 20 mijë vullnetarë.  Aksioni global “Ta pastrojmë botën” filloi në vitin 2008 në Estoni si lëvizje masovike qytetare kur u tubuan 50.000 qytetarë dhe e pastruan vendin për vetëm pesë orë. Tani kjo lëvizje ka karakter ndërkombëtar, mbahet në 112 shtete me mbi 13 milionë pjesëmarrës.

Maqedonia iu bashkua kësaj lëvizje më 6 tetor të vitit 2012 me organizimin e 440 lokacione për mbeturina në 54 komuna, në të cilat u përfshinë mbi 55.000 qytetarë dhe janë mënjanuar 60.000 м3 mbeturina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button