Lëvizja BESA: Bojkoti i Samitit të Varshavës, autogol për Maqedoninë

“Pas diskutimeve te gjata në Samitin e NATO në Varshavë, konkluzionet finale kane qenë të dobishme për të gjitha shtetet pjesëmarrëse, por edhe për vetë aleancën ushtarake më të fuqishme në botë – NATO. Madje, lirisht mund të konstatojmë se rëndësia e këtij samiti të NATO-s qëndron në ndryshimet e ambientit të sigurisë në Evropë, si dhe në adaptimin e aksioneve të NATO-s në përputhshmëri me situatat emergjente te sigurisë. Aty është konstatuar se çdo shtet evropian është i siguruar nga prania e forcave ushtarake të NATO-s në vend dhe këto forca kanë kapacitete që t’i mbrojnë qytetarët nga çdo lloj kërcënimi”, thonë nga Lëvizja BESA.

Sipas tyre, nga konkluzionet e Samitit është theksuar shumë qartë se uniteti, kohezioni dhe solidariteti i Aleancës është në nivelin më të larë dhe se misioni i saj për garantimin e paqes është në maksimum.

Këtu duhet të potencohet se vendimet e Samitit nuk kanë të bëjnë vetëm me shtetet anëtare, por edhe me shtetet e tjera kandidate për anëtarësim të plotë në Aleancë. Për të konstatuar sa është i rëndësishëm ky samit i NATO-s edhe nuk duhet ndonjë mençuri e thellë, aq më shumë për shtete si Republika e Maqedonisë. Në kohën kur stabiliteti i Maqedonisë shpesh luhatet, përfshirja e vendit në këtë aleancë do të ishte lajmi më i rëndësishëm për qytetarët e tij. Por, pushteti i Republikës së Maqedonisë, duke mos qenë i vetëdijshëm për pasojat afatgjate që i sjell mosinkuadrimi në NATO ose – edhe më keq – duke pasur agjendë anti-NATO, mori vendim që në Samitin e NATO-s në Varshavë të mos përfaqësohet as nga Presidenti e as nga Kryeministri”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

“Për këtë arsye, meqë ky qëndrim bie ndesh me angazhimin e Lëvizjes BESA, ne konsiderojmë se ky është një hap jo vetëm i pamenduar mirë, por edhe i gabuar dhe, madje, skandaloz. Meqë mendojmë se integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike është interesi më i lartë strategjik i Republikës së Maqedonisë, përfaqësimi i vendit në nivel ministror nuk mund të jetë zëvendësim adekuat në këtë samit me kaq peshë të rëndësishme politike. Për shkak të mungesës së urtësisë së kreut të shtetit në zgjidhjen e kontestit me Greqinë, që është kusht i vetëm që Maqedonia të pranohet në NATO, ata e bojkotuan Samitin, duke i dhënë kështu një autogol vendit..

Prandaj Lëvizja BESA parashtron pyetjen se për çfarë politike angazhohet pushteti VMRO-BDI: për politikën e integrimeve euroatlantike apo ka ndonjë agjendë të fshehtë që opinioni publik nuk ka informacion? Lëvizja BESA insiston që miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë t’u japim sinjale të qarta se kursi politik i Maqedonisë është drejt integrimeve euroatlantike dhe se ky kurs do të mbetet i pandryshueshëm dhe i përhershëm. Çdo tentim jashtë këtij kursi për BESËN është një aventure tragjike për shtetin tonë dhe për qytetarët e tij. Ky është modeli i vetëm për të garantuar demokracinë, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë e të qëndrueshëm në vend dhe rajon, shkruhet në reagimin e Departamentit të Punëve të Jashtme të Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button