RDM: Të mos harrohen denoncimet e qytetarëve për “votuesit fantomë” deri te KSHZ­-ja

RDM­-ja sot kërkoi përgjigje nga katër ekipet partiake negociuese të Përzhinës pse janë harruar mbi 6.000 denoncimet e qytetarëve deri te KSHZ­ja për, siç thonë, votues fantomë.

“Midis tyre është edhe denoncimi nga RDM­ja për disa dhjetëra persona që nuk ekzistojnë ose të zhvendosur para shumë dekadash jashtë vendit ose persona të vërtetë në adresa të gabuara. Asnjë nga personat e paraqitur nuk u vendos në listën prej 89.384 votues të dyshuar të cilët kontrollohen në terren. Për këtë reaguam në shumë raste, por nga KSHZ-­ja nuk morëm përgjigje”, thekson RDM-­ja në kumtesë.

Sipas RDM­së, është mirë që janë afruar qëndrimet ­partiake për 40.000 persona të cilët nuk janë gjetur gjatë kontrollit, si dhe për 172.000 persona të zhvendosur jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button