Hoxhaj: Kosova në të ardhmen duhet të njihet nga 130 shtete

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga MPJ thuhet se në takim janë diskutuar çështjet për bashkëpunimin e mëtejmë e të dy shteteve, si dhe për koordinimin e veprimeve për shtimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Duke vënë në dukje se Britania e Madhe, ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës, ministri Hoxhaj u shpreh se së bashku me partnerët ndërkombëtarë dhe me vetë angazhimin e tij do të përpiqen që ta rrisin numrin e njohjeve për shtetin e Kosovës.

“Unë do të bëj përpjekje maksimale që të rris numrin e njohjeve për shtetin e Kosovës por kjo përpjekje e imja ka një logjikë mbrapa. Unë mendoj që Kosova në të ardhmen duhet të njihet nga 120-130, nuk dua të them që do t’i marrim këtë vit. Kjo me një arsye shumë të thjeshtë për tu anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare duhen 2/3 e votave dhe na duhet një mbështetje e madhe e shteteve që e kanë njohur Kosovën”, u shpreh Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka shtuar se nuk do të lë gur pa lëvizur për ta rritur dhe ushtruar sovranitetin e Kosovës, duke u shprehur se “Ne e shohim zgjerimin e sovranitetit përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.

Ndërkaq, ambasadori ambasadori O’Connell, ka bërë të ditur se pavarësisht prej zhvillimeve të fundit në shtetin e tij, interesi i Britanisë së Madhe është që t’i mbështesë shtetet tjera të cilaj janë në një hapësirë evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button