LD: Të mbahet seancë e jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet për euro-obligacionin

Lidhja Demokratike (LD) u ka bërë thirrje qytetarëve, asociacioneve qytetare, ekspertëve, mediave dhe partive politike që nëpërmjet mjeteve të tyre ta bllokojnë realizimin e euro-obligacionit prej 650 milionë euro, njofton Portalb.

“Duke u nisur nga fakti se borxhin e merr Qeveria e cila është teknike dhe e cila për dhjetëra ditë do të ndërrohet, por edhe kërkesës së shumicës së qytetarëve që të mos hyjë shteti në borxh, apelojmë deri te bankat potenciale – blerëse të euro-obligacioneve dhe institucioneve ndërkombëtare financiare, të mos rrezikojnë dhe ta bllokojnë realizimin e saj, pavarësisht joshjeve momentale për fitime të mëdha”, thotë kryetari i LD-së, Pavle Trajanov.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që bashkë të kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend, në të cilën do të diskutohej për euro-obligacionin dhe borxhin e përgjithshëm të shtetit, për këtë janë të nevojshëm më së paku 20 deputetë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button