AOGJSH: Kallëzime penale për kryetarët e gjykatave të cilët do të paguajnë pagë të zvogëluar për grevistët

Sindikata e AOGJSH­-së paralajmëroi se do të ngrisë kallëzime penale kundër kryetarëve të gjykatave të cilët të punësuarve në administratën gjyqësore do t’u paguajnë vetëm 60 për qind nga paga për shkak të grevës.

Vendimi i këtillë i Këshillit buxhetor gjyqësor që të përgatitet përllogaritje e re e pagës me të cilën të gjithë të punësuarve të cilët marrin pjesë në greva do t’u paguhet pagë në vlerë prej 60 për qind është në kundërkushtetuese dhe kundërligjore dhe paraqet tentim që të ndalet greva në administratën gjyqësore.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-­së, pece Grujovski sot në konferencë shtypi tha se janë bërë disa kundërvajtje të ligjeve siç janë disa nene të Ligjit për marrëdhënie pune dhe Ligjit për shërbim gjyqësor.

“Me qëllim që t’i mbrojmë anëtarët e tanë, nuk do të lejojmë që të ndoshohen në mënyrë joligjore. Në këtë drejtim dje Sindikata e AOGJSH­-së dhe Shoqata e Administratrës Gjyqësore dërguam njoftim deri te kryetarët e të gjithë gjykatave në të cilën ua bëmë me dije se me urdhër nuk mund të shkurtohet paga, ndërsa në qoftë se urdhëri realizohet, do të ballafaqohen me përgjegjësi penale”, tha Grujovski. Sindikata e AOGJSH­-së kërkon që edhe kryetari i Qeverisë të konfirmojë përgjegjësi tek kompetentët në Ministrinë e Drejtësisë të cilët, siç theksuan, kanë raport injorues ndaj grevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button