Dëshmi në stilin abrakadabra
[Recension: A KA PRESION: E punësuara në ambasadën e SHBA-ve sillet në gjykatë? (INFOMAKS)]
Теksti prezanton një fakt aspak të verifikuar dhe të pakonfirmuar, me të cilin bëhet akuzë se të punësuar të Amabasadës së SHBA-ve bëjnë presion mbi gjykatësit dhe gjykatat.
I gjithë artikulli është i ndërtuar mbi një videomaterial ku shihet personi, për të cilën në tekst pa dëshmi thuhet se është e punësuar në Ambasadën e SHBA-ve, në afërsi të gjykatave në Shkup. Poashtu, pa asnjë vërtetim, artikulli pohon se mu kjo e punësuar në Ambasadën e SHBA-ve qenka e ngarkuar për koordinim me Prokurorinë speciale publike.
Linku deri te artikulli origjinal: A KA PRESION: E punësuara në ambasadën e SHBA-ve sillet në gjykatë? (INFOMAKS)
Data dhe koha e publikimit: 03.07.2016, 17:44
Data e recensionit: 11.07.2016
Recensues: Simona Atanasova
DËSHMI NË STILIN ABRAKADABRA
Sipas asaj që është shkruar, prezenca e të punësuarës në Ambasadën e SHBA-e, nënkupton, gjegjësisht sipas definicionit, se ajo është atje për të bërë presion mbi gjykatësit në vendimmarrjet e tyre. Dhe as më pak, e as më shumë, por presion pikërisht për lëndët që i udhëheq Prokuroria speciale publike!
“Sipas tekstit origjinal, edhe pse pothuajse të gjitha lëndët që i ka ngritur deri tani PSP-ja nuk kanë absolutisht asnjë bazë për proces gjyqësor, Karanakova për çdo ditë bën presion mbi gjykatësit dhe gjykatat, e për herë të fundit është fotografuar se si me xhip zyrtar të Ambasadës së SHBA-ve është sjellë në Gjykatën penale në Shkup, pak para se të caktohen gjykatësit për lëndën “Kalaja”, e kur ka vërejtur se para gjykatës ka gazetarë, ka hyrë nëpërmjet hyrjes së pasme.”
Në tekst thuhet se Karanakova është fotografuar se si me xhip zyrtar të Ambasadës së SHBA-ve është sjellë në Gjykatën Penale në Shkup. Теksti është shoqëruar edhe me një video-material, mirëpo aty nuk shihet as xhipi zyrtar i ambasadës amerikane, e as nuk ka vërtetim se kjo ka ndodhur ditën e njëjtë kur gjykatësit kanë vendosur për lëndën “Kalaja” të PSP-së.
Plotësisht injorohet mundësia që Karanakova atje ka qenë e pranishme për arsye private, e se nuk është kështu, nuk ka vërtetim nga asnjë palëа.
ÇKA KANË PËR TË THËNË GJYKATAT?
Nuk ka as konfirmim zyrtar e as jozyrtar nga gjykata ose nga gjykatësit se ky person me të vërtetë u ka bërë presion edhe atë vetëm për lëndët e PSP-së.
Nuk është kërkuar mendim as nga Gjykata se a ka qenë Karakanova atje me të vërtetë si përfaqësuese e Ambasadës së SHBA-ve. Mungon edhe qëndrimi zyrtar i Ambasadës, e cila pa dëshmi akuzohet se përzihet në punën e pushtetit gjyqësor.
Përveç kësaj, artikulli vendoset në rolin e gjykatës, dhe merr të drejtën që në mënyrë komentuese të gjykojë se a kanë bazë lëndët që i ngre PSP-ja për proces gjyqësor ose jo.
Теksti që i nënshtrohet kësaj analize është vendosur në “shtylla” krejtësisht të gabuara, jashtë të gjitha standardeve të gazetarisë.
Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).