Grabitja e bankës në Vlorë, gjendet automjeti i autorëve

Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka gjetur automjetin me të cilin grabitësit e bankës kanë mundur të largohen pas grabitjes, shkruajnë mediat shqiptare.

Sipas policisë, dyshohet se pas kryerjes së vjedhjes, autorët janë larguar me një autoveturë të markës “Benz-250”, me targë 453AJL06 (ngjyrë e bardhë), pasi në ndjekje e sipër nga shërbimet e policisë, u bë e mundur gjeta e këtij mjeti, i braktisur në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës speciale të prapambetjes së lehtë mendore.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia vazhdon hetimet për të sqaruar edhe rolin e shërbimit të sigurisë private që ka nënshkruar kontratë për sigurinë e bankës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button