Komuna e Gostivarit: Rufi Osmani kushëririt të tij i lëshoi mbi 1.3 milion euro nga komuna

Rufi Osmani përgjatë katër viteve sa ka qenë kryetar i komunës së Gostivarit në periudhën 2009-2013, pothuaj se të gjitha punët ndërtimore i ka realizuar me familjaret e tij të afërt, akuzojnë nga Komuna e Gostivarit.

“Vetëm nga buxheti i komunës së Gostivarit nga në llogarinë e kompanisë “Labinot Trade”, pronë e kushëririt të Rufi Osmanit janë lëshuar 66.281.954,00 denarë ose rreth 1 milion e njëqind mijë euro, ndërsa bashkë me mjetet e lëshuara nga Ndërmarrja Publike “Komunalec”, janë paguar mbi 1 milion e treqind mijë euro. Ky dhe shumë raste tjera që priten të publikohen ditëve në vijim, tregojnë për rrjetin e ngushtë të interesave që e ka krijuar për katër vite Rufi Osmani me të afërmit e tij.”


Komuna e Gostivarit akuzon RDK-në se është kundër projektit për ndërtimin e sheshit Skënderbeu në Çair 

“Rufia & RDK-ja, gjithë kohës shiten si patriot dhe si parti që i mbron interesat kombëtare, por sot u pas sa antishqiptar dhe antikombëtar janë këta. 

Sot, ky subjekt politik antishqiptar dhe antikombëtar dhe ky kryetar humbës, nisën për ta akuzuar kryetarin e komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për atë se bashkë-partiakut në komunën e Çairit, gjatë kohës kur ishte në postin e Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale i ka lëshuar 90 milion denarë në “kundërshtim me ligjin”. 

Ky shkrim i çmendur i radhës i Rufi Osmanit, ve vulën se ky njeri “patriot”, është kundër projektit madhor kombëtar që realizohet për të mirë të qytetarëve shqiptar të komunë së Çairit për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu”, sepse këto mjete të lartpërmendura Ministria e Vetëqeverisjes Lokale i ka lëshuar në bazë të vendimit të Qeverisë për ndërtimin e këtij sheshi. 

Me shkrimet e publikuara Rufiu dëshiron të fsheh megaskandelet, shitblerjet, kontratat në katër sy, keq menaxhimin me komunën e Gostivarit në periudhën 2009-2013”, akuzon komuna e Gostivarit e udhëhequr nga Nevzat Bejta.

Paraprakisht nga RDK akuzuan Bejtën për korrupsion, kliko mbi linkun për të lexuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button