Irak, në sulmin me bombë në Bagdad 7 të vdekur dhe 30 të plagosur

Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit me bombë në një treg në kryeqytetin irakian Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar anonim i sigurisë lajmëroi se sulmi është kryer me auto-bombë në tregun në Rashidiya, në veri të qendrës së Bagdadit.

Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha materiale mbi objektet dhe automjetet. Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Bagdadi është vend i sulmeve të shpeshta me bombë, ndërsa njëri nga sulmet më të tmerrshme ndodhi javën e kaluar kur në një qendër tregtare të Bagdadit, në kuartin Karada, u vranë mbi 200 persona, ndërsa u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori organizata terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button