Turqi, adoleshenti vret tre policë dhe plagos tre të tjerë

Të paktën tre policë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur të kryer nga një pasagjer me rastin e kontrollit policor në qytetin turk Sanliurfa, ndërsa policia gjatë ndjekjes ka vrarë edhe sulmuesin, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmë vonë policia turke gjatë kryerjes së kontrollit të udhëtarëve në një autobus në Sanliurfa, gjatë së cilës një i ri, i cili po udhëtonte me familjen e tij, refuzoi të japë dokumentet e identitetit për kontroll me këtë rast me armë zjarri ka shtënë në drejtim të policisë.

Pasi që në autobus vrau tre policë, sulmuesi u përpoq që të arratiset dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes plagosi edhe tre policë të tjerë. Sulmuesi më vonë u vra gjatë operacionit të policisë speciale.

Guvernatori i provincës Sanliurfa Gungor Azim Tuna tha se sulmi ishte kryer nga adoleshenti 17-vjeçar. Sipas nënës dhe motrës së tij me të cilët po udhëtonte, ai edhe më parë kishte probleme psikologjike.

“Për fat të keq, tre nga policët tanë iu nënshtruan plagëve të marra, kurse tre prej tyre janë ende në spital. Jemi shumë të pikëlluar nga ky rast, i cili nuk ka të bëjë aspak me terrorizmin”, tha guvernatori Tuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button