KSHPK: Në vitin 2015 janë zgjidhur 137 lëndë

Në vitin 2015 Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit (KSHPK) formoi 124 lëndë pas denoncimit për ekzistimin e elementëve për korrupsion nga qytetarë, persona juridikë dhe lëndë të formuara siaps iniciativës individule të Komisionit. KSHPK ka proceduruar gjithsej 273 lëndë, prej të cilave janë zgjidhur 137.

Zëdhënësja e KSHPK-së, Antonia Andonova Tasevska sot informoi për Raportin e Komsionit për vitin e kaluar dhe gjatë kësaj theksoi se në dy lëndë Komisioni vendosi deri në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë të ngrejë iniciativë për vendosjen e procedurës për ndjekje penale të funksionerëve të përzgjedhur apo të emëruar, institucioneve publike apo personave përgjegjës të ndërmarrjeve publike, dhe personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, derisa në dy lëndë KSHPK vendosi që të ngrejë iniciartivë për tërheqjen e procedurës para organeve kompetente për shkarkimin e personave përgjegjës.

Në fushën e përplasjes së interesave Komsioni ka formuar 107 lëndë , prej të cilave kanë përfunduar 122, në 13 raste KSHPK ka konstatuar ekzistim të përplasjes së interesve, ndërsa ka shqiptuar 16 persona zyrtartë të përmendur publikë që kanë qenë në përplasje interesi për shkak të korrupsionit në funksione dhe shkeljen e nenit 9 nga Ligji për pengimin e përplasjes së interesave. Në vitin 2015 Komisioni ka marrë 437 deklarata për interesa, prej të cilave 68 deklarata për interesa janë nga persona zyrtarë të cilët autorizimet e tyre i kanë kryer në sferën e vetëadministrimit lokal, 34 në legjislativ dhe 335 deklarata nga persona zyrtarë në organet e pushtetit shtetëror.

Tek 39 persona zyrtarë Komsioni ka konstatuar procedurim në kundërshtim me dispoziatat e Ligjit për pengimin e përplasjes së interesave dhe prej tyre është kërkuar që ta mënjanojnë këtë shkelje të konstatuar.Procedurimi ka përfunduar në 13 raste ndërsa procedurat e tjera janë në vijim. Vjet në adresë të Komisionit janë parashtruar 552 fletë anketuese për emërim apo përzgjedhje të funksionit, 145 fletë anketimi pas lëniens së funksionit, 17 raportime për ndryshimin e funksionit dhe 14 për zgjedhje të sërishme.

Në këtë periudhë për këto dhe për kërkesat e parashtruara paraprakisht gjykatat kanë marrë 19 vendime. Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike vjet Komsioni ka parashtruar gjithsej 10 kërkesa për fillimin e procedurës për hetim të pasurisë dhe gjendjes së pasurisë të personave të përzgjedhur dhe të emëruar. Sipas DAP, janë përfunduar 19 procedura për hetim të pasurisë dhe gjendjes së pasurisë të inicuara nga Komsioni. Në një prej rasteve është miratuar vendim me të cilin personi detyrohet me tatim personal të së ardhurave mbi bazë të së ardhurave të paparaqitura dhe të patatimuara me vlerë prej 447.999 denarësh.

KSHPK vjet filloi me verifikimin e të dhënave nga fletët anketuese të 43 personave të përzgjedhur dhe të emëruar siapas përzgjedhjes të rastësishme ku janë tre persona të pushtetit legjislativ, 11 të pushtetit ekzekutiv, 10 të pushtetit gjyqësor dhe 19 persona të vetëadministrimit lokal. Komisioni në mënyrë të vazhdueshme i përpunon fletët e reja anketuese dhe i azhuron ndryshimet e të dhënave për gjendjen e pasurisë. Në ueb-faqen e tij siç ishte theksuar sot ka publikuar të dhëna prej 4.390 fletë anketimi të personave aktualë të përzgjedhur dhe të emëruar. Vjet janë miratuar ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pengimin e korrupsionit me të cilin vendoset regjistër për personat e përzgjedhur dhe të emëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button