QSA Kumanovë bën grumbullimin e zekatit të grurit

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë bën grumbullimin e zekatit të grurit për vitin 2016, i cili grurë do të përdoret për nevojat e projektit “Bukë dhe Shpresë”.

Qysh prej themelimit të saj, në vitin 2012 e deri më sot, QSA në korniza të programeve dhe projekteve të saja e ka edhe projektin “Bukë dhe shpresë” i cili i dedikohet të varfërve të Komunës së Kumanovës dhe Likovës dhe në suaza të këtij projekti realizohen gjashtë shpërndarje brenda një viti.

Ky projekt ka produkte bazë, ku pjesën dërmuese të kostos së projektit e merr mielli. QSA në Kumanovë duke i parë nevojat në terren për zgjerimin e këtij projekti e nisi edhe projektin e “Grurit i Solidaritetit” me ç’rast ka mbjell 5 hektar grurë. Për këtë arsye edhe shpallë aksionin për t`iu bashkuar kësaj nisme që duke dhënë zekatin e grurit të zgjerohet projekti “Bukë dhe shpresë”.

Të gjithë të interesuarit për dhënien e zekatit të grurit në Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, mund të drejtohen në zyrat e saj në Kumanovë ( afër ambulancës stomatologjike Zafer-M) ose të paraqiten në numrat e telefonit: 071/436-689 dhe 070/571-576. Me respekt: Baki Ukshini Kryetar i QSA-së në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button