Lidhja Demokratike: Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore

“Qytetarët, ekspertët, asociacionet qytetare, mediat dhe partitë opozitare, presin që të ndodhë përmbysje dhe nga nesër me tempo të shpejtë të zbatohen reformat për dhënien e parakushteve minimale për zgjedhje”, thuhet në kumtesën e Lidhjes Demokratike, njofton Portalb.

Ata thonë se ka shumë pikëpyetje – A do të kërkojë Viktoria Nuland që të lirohen institucionet nga partitë? A do t’i “inkurajojë” gjeneratorët e krizës që të tërhiqen nga skena politike? A do ta përmbajë idenë për formimin e departamentit special në Gjykatë e cila do të merret me lëndët e Prokurorisë Speciale?

“Lidhja Demokratike u bën thirrje të gjithë partitë, që t’i mënjanojnë interesat personale dhe partiake dhe të pranojnë që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, si parakusht i rëndësishëm për demokratizimin dhe përforcimin e përgjegjësisë së funksionarëve, veçmas të kryeministrit”, thonë nga LD, duke shtuar se duhet të ketë përgjegjësi penale për partitë të cilat nga pozita e pushtetit e mbrojnë kriminalitetin e udhëheqësisë që i vjedhin qytetarët dhe i rrezikojnë perspektivat e shtetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button