Nuland u takua me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti

“Sapo përfundova takimin me zyrtaren e lartë amerikane”, shkruan lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, pas takimit me ndihmës sekretaren shtetërore të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Viktoria Nuland dhe ambasadorit të SHBA-së, Xhes Bejli, njofton Portalb.

Ahmeti thotë se kanë diskutuar hapur dhe miqësisht për mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në vend dhe të rikthehet fokusi në agjendën integruese euroatlantike.

“Sigurova zonjën Nuland që BDI është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes si dhe shpreha bindjen për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim.

Ky kompromis duhet të rezulton me zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike sa më shpejtë që është e mundur. Gjithashtu njoftova mysafiren e lartë Amerikane për propozimet tona mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data së zgjedhjeve të parakohshme. Duke u ballafaquar me rrezikun e influencave nga më të ndryshmet, kërkova mbështetjen e shtuar të Amerikës për vijim të rrugës sonë integruese në NATO dhe BE me ç’rast zonja Nuland theksoi që ajo është qëllim i joni i përbashkët”, thotë Ahmeti.

LEXO: Nuland: Gjykata Speciale opsion i mundshëm

LEXO: Ja çfarë tha Thaçi pas takimit me Nulandin

LEXO: Ja çfarë tha Zaev në takimin me Nuland

LEXO: Nuland takohet me kryetarin e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button